Pamjet e reja të Wilder e shfaqin atë të frikshëm – amerikani synon nokautimin e Fury

Pamjet e reja të Wilder e shfaqin atë të frikshëm – amerikani synon nokautimin e Fury

Deontay Wilder po vazhdon të përgatitet me të gjitha forcat për meçin me Tyson Fury.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të kompletojnë trilogjinë e tyre nesër, me duelin që vlen për titullin e kampionit të WBC.

Wilder humbi titullin e tij në ndeshjen e dytë ndaj Fury dhe tani dëshiron ta kthejë atë. Për këtë, ai po bën punë të madhe, përcjell Periskopi.

Pamjet publikuara së fundmi tregojnë një formë të lartë fizike të ‘Bomberit të Bronztë’. Amerikani ka shtuar masë muskulore dhe duket më i rëndë në peshë.

Fury dhe Wilder përballen më 9 tetor në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /Periskopi/

Shpërndaje në: