Pamjet: Hysni Gucati në Mitrovicë, viziton babain në spital

Pamjet: Hysni Gucati në Mitrovicë, viziton babain në spital

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka ardhur nga Haga në Mitrovicë.

Në disa pamje të publikuara nga mediat lokale shihen edhe veturat zyrtare të cilat janë përkujdesjen për sjelljen e tij në spitalin e Mitrovicës.

Gucati thuhet të ketë ardhur në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të tij, i cili po trajtohet në këtë spital.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ishin arrestuar më 25 shtator të vitit 2020 në Prishtinë, e të njëjtit janë transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, përkatësisht më 25 dhe 26 shtator 2020

Shpërndaje në: