Pamjet interesante tregojnë Ter Stegenin të frustruar me Piquen që e la Lewandowskin ta poshtëronte ashtu

Pamjet interesante tregojnë Ter Stegenin të frustruar me Piquen që e la Lewandowskin ta poshtëronte ashtu

Barcelona duhet të jetë e neveritur nga Bayern Munichu kohëve të fundit.

Në fund të sezonit 2019/20, blaugranët u poshtëruan brutalisht nga gjermanët në çerekfinale të Champions Leagues, transmeton Periskopi.

Bayerni dhuroi spektakël në Portugali atë natë duke fituar 8-2, me Philippe Coutinhon – një lojtar që ishte i huazuar nga Barcelona atë kohë – që shënoi dy gola.

Pa dyshim është një prej pikave më të ulëta në histori të klubit dhe përballja me kampionin e Bundesligës përsëri të mërkurën, nuk ishte aq larg që të barazohej me të.

Barcelona mund të jetë mposhtur vetëm 3-0 kësaj radhe, por paraqitja në tërësi e skuadrës në ‘Camp Nou’, ishte absolutisht anemike.

Skuadra e Ronald Koemanit nuk regjistroi as edhe një goditje brenda kornizave dhe Bayerni ka mundur të shënonte pesë ose gjashtë gola.

Në fund, ata u desh të pranonin tri, me Robert Lewandowskin që shënoi dy në pjesën e dytë.

Goli i tij për 3-0 ishte punë arti, me polakun që e la të shkatërruar Gerard Piquen, para se të shënonte prapa krahëve të Marc-Andre ter Stegen.

Qartazi, nuk ishte momenti më i mirë i Piques në fanellën e Barcelonës dhe pamjet e reja nga goli tregojnë se Ter Stegen ishte i frustruar me tentativat e dështuara të kolegut për ta ndalur Lewandowskin.

Portieri gjerman tha: ”Mos e hidh veten përtokë gjithmonë! Qëndro në këmbë!” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: