Pamjet në xhirim të ngadalësuar tregojnë saktësisht momentin kur Poirier ia ‘theu’ këmbën McGregorit

Periskopi.com Sporti

Goditja e Dustin Poirierit në këmbën e Conor McGregorit mund të ketë qenë arma që ia fitoi luftën amerikanit në UFC 257.

Poirier përfundoi meçin në rundin e dytë, duke ia shkaktuar irlandezit humbjen e parë me nokaut, transmeton Periskopi.

Pas humbjes, filluan të qarkullojnë pamje të këmbës së ënjtur të McGregorit pas disa goditjeve nga kundërshtari.

Ishte diçka për të cilën McGregor foli edhe pas përballjes.

”Këmba ime është krejtësisht e vdekur dhe pavarësisht se po i meanxhoja goditjet, thjesht po grumbulloheshin në muskulin para këmbës,” tha ai.

p1esqkdvds15r9h981lrk1nbqrb8n.jpg

”Këmba ime ishte ekspozuar dhe nuk u përshtata dhe kjo është e tëra, urime për Dustinin.”

Pasi u takua me kundërshtarin në prapaskenë pas përballjes, McGregor me patericë tha: ”Ma theve këmbën, ti bastard. Brilante.”

Dhe tani pamjet në xhirim të ngadalësuar tregojnë momentin kur këmba e tij ‘krejtësisht u shpartallua.;

Në pamje shihet një goditje brutale nga Poirier me të majtën. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: