Pamjet nga banka e Real Madridit kundër Alavesit, tregojnë se situata e Bale në klub është shumë shqetësuese

Pamjet nga banka e Real Madridit kundër Alavesit, tregojnë se situata e Bale në klub është shumë shqetësuese

Gareth Bale ka shumë gjatë ta përfundojë këtë sezon me medalje të La Ligas.

Real Madridi është dy fitore larg titullit, pas fitores 2-0 të së premtes kundër Alavesit.

Sidoqoftë, kontributi i uellsianit në triumfin për titull këtë fushatë nuk ka qenë aq impresiv, kur marrim parasysh aftësitë e tij të jashtëzakonshme që posedon, transmeton Periskopi.

p1ecufm2lh1jsflvedpi6a01m8b9.jpg

Bale, i cili është ende lojtar i klasit botëror, ka bërë 16 paraqitje në ligë këtë sezon, teksa ka shënuar vetëm dy gola.

Vërehet qartë se Zinedine Zidane mezi pret ta heq qafe Balen, i cili erdhi në “Bernabeu” nga Tottenhami më 2013.

Dhe tani kanë dalë pamje nga ndeshja kundër Alavesit, të cilat do ta bëjnë Zidanen edhe më të vendosur për ta larguar uellsianin.

Në një pikë, Bale mbuloi tërë fytyrën, përfshirë edhe sytë, me maskë.

Vec kësaj, ai vërehet vazhdimisht duke qeshur ose duke bërë veprime të shthurura, sikur dëshiron të tregojë se thjesht nuk i intereson më për asgjë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: