Pamjet nga kamera: Momenti kur polici e hedh viktimën për toke (Video)
Pamjet nga kamerat tregojnë se si një burrë u hodh për toke nga një polic, e që më pas i riu vdiq.
Komisioni i pavarur i ankesave të policië filloi hetimin kur viktima me emrin Rashan Charles, vdiq në spital. Ngjarja ndodhi në dyqanin Roadland Kingsland. Një zëdhënës i policisë tha se “Viktima hyri në dyqan ku më pas po përpiqej të gëlltiste një gjë, dhe me këtë rast polici ndërhyri që ta pengonte atë”.
Policia thotë se ekzaminimet e trupit të viktimës tregojnë se ai kishte diçka në fyt, shkruan Metro.co.uk, transmeton Periskopi.



