Pamjet nga lëndimi i Chilwellit kundër Juventusit po i shqetëson të gjithë, dyshohet për diçka shumë serioze

Pamjet nga lëndimi i Chilwellit kundër Juventusit po i shqetëson të gjithë, dyshohet për diçka shumë serioze

Fansat e Chelseat po presin në ankth për të kuptuar seriozitetin e plotë të lëndimit e Ben Chilwell që po duket shumë i rëndë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Juventusit në Champions League.

Djelmoshat e Thomas Tuchelit dhuruan një paraqitje dominuese, duke shkatërruar ‘Zonjën e Vjetër’ 4-0, që nënkuptoi se londinezët tash kanë rrëmbyer vendin e parë në Grupin H nga biankonerët, të cilëve ua shkaktuan humbjen më të rëndë në Evropë në histori të klubit, transmeton Periskopi.

Mirëpo, festimet patën një shije të hidhur pasi Chilwell u largua me ndihmë nga fusha në minutën e 66.

Mbrojtësi i majtë mbeti në dhimbje dhe i shtrirë pas një dueli të fortë me Adrien Rabiot, me pamjet nga afër që i kanë lënë fansat të shqetësuar për një këputje të ligamentit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: