Pamjet nga lëvizjet e tmerrshme të Messit para golit të Stërlingut mbrëmë, kanë shkuar viral

Pamjet nga lëvizjet e tmerrshme të Messit para golit të Stërlingut mbrëmë, kanë shkuar viral

Lionel Messi është kritikuar nga disa analistë pas humbjes 2-1 të Paris Saint-Germainit nga Manchester City, të mërkurën mbrëma.

Rafael van der Vaart është një prej analistëve që vuri në dyshim etikën e tij të punës, transmeton Periskopi.

”Messi tash ecën. E shikoj dhe mendoj, ‘a nuk të vjen turp?’

”Thjesht po frustrohemf me Messin. Tashmë kishte filluar ta bënte këtë me Ronald Koemanin te Barcelona. Ishe në fakt refuzim të punojë, kjo nuk është normale.”

Një video ka shkuar viral që fokusohet në lëvizjet e Messit, para golit të Raheem Stërlingut në minutën e 63-të.

City e pati topin në treshen e fundit të PSG-së, 30 sekonda para golit.

Por, pavarësisht se City ishte në një pozitë kërcënuese, Messi mezi lëvizi që të mbulonte hapësira.

Shikoni lëvizjet e Messit para golit të Stërlingut. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: