PAN-it i shuhen shpresat, kjo është deklarata e zyrtarit të AKR-së

PAN-it i shuhen shpresat, kjo është deklarata e zyrtarit të AKR-së

Raportimet se AKR-ja do t’i bashkohet koalicionit PAN, nuk janë të vërteta.

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin, anëtari i kryesisë së AKR-së, Korab Sejdiu.

Pas takimit të ish-shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit, me Thaçin, Veselin dhe Lushtakun, u ngritën dyshime se AKR-ja mund t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë.

Madje, u raportua se për këtë po ndërmjetëson edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe se koalicioni pritet të nënshkruhet sonte rreth orës 18:00 në rezidencën e Behgjet Pacollit në Hajvali.

Por, sipas Korab Sejdiut, këto janë vetëm spekulime dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

“Nuk ka marrëveshje. Sipas krejt informatave që kam, ky spekulim është thjesht një “fake news” i radhës. Nuk ka asgjë të vërtetë lidhur me këtë”, tha Sejdiu për Periskopin.

Shpërndaje në: