Pandemia e Koronavirusit do të rris “martesat e fëmijëve”

Pandemia e Koronavirusit do të rris “martesat e fëmijëve”

Pandemia e koronavirusit mund të çojë në një rritje të martesave të fëmijëve globalisht, duke e kthyer mbrapsht progresin e bërë në 25 vitet e fundit në dhënien fund të kësaj praktike.

“Save the Chidren” (Mbrojini fëmijët) tha se Covid-19shi i kishte vënë 2,5 milionë gra më shumë në rrezik të martesave të hershme të vitit 2025.

Pandemia po rrit varfërinë, duke i detyruar gratë që të largohen prej shkollës dhe të punojnë ose të martohen, ka thënë shoqata e famshme, përcjell BBC nga Periskopi.

Vajzat në pjesë të Azisë Jugore, Afrikës dhe Amerikës Latine pritet të jenë më të lëndueshme në këtë aspekt.

Bamirësia me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po iu bën thirrje liderëve botërorë që të japin më shumë fonde në mbështetje të përpjekjeve për t’u angazhuar kundër martesave të fëmijëve dhe pabarazisë gjinore.

“Këto martesa dhunojnë të drejtat e vajzave dhe i lënë ato më në rrezik të depresionit, dhunës gjatë gjithë jetës, paaftësive, dhe madje edhe vdekjes,” tha Karen Flanagan.  

Shpërndaje në: