Panik në Ksamil, aktori shqiptar goditet me tytën e pistoletës: Roza Lati tregon se si u qëllua në nofull artisti

Panik në Ksamil, aktori shqiptar goditet me tytën e pistoletës: Roza Lati tregon se si u qëllua në nofull artisti

Teksa xhironin për emisionin “Bukë me vete” të Roza Latit, stafi i emisionit të “Ora News” është përfshirë nga paniku nga një skenë e ndodhur në njërën prej rrugëve të Ksamilit.

Stafi ka dëshmuar se një person i armatosur i kishte dalë përpara njërës prej makinave ku ndodhej aktori Enea Arapi dhe i kishte kërkuar atij të ulë shpejtësinë, megjithëse shpejtësia kishte qenë e ulët.

Më pas, personi i paidentifikuar e kishte kërcënuar Enea Arapin, duke e goditur në nofull me tytën e pistoletës së tij dhe ishte larguar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes mirëpo nuk ka mundur të identifikojë personin e armatosur, pasi kamerat e sigurisë në lokalin aty pranë ishin hequr.

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer me detaje si ka ndodhur ngjarja dhe i ka bërë thirrje të gjithë pushuesve në Ksamil të bëjnë kujdes nga skena të tilla të papritura në mes të rrugës.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Trump thotë se Irani do të goditet më fuqishëm se kurrë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se Irani, i cili sipas tij është “goditur deri në…

SPAK lëshon 7 urdhër-arreste, RENEA zbarkon në Vlorë

Këto janë pamjet nga operacioni që forcat e policisë zhvilluan prej orëve të para të…

Hasani: Dyshoj që Kushtetuesja do të vendosë masë të përkohshme, kjo i bie që zgjedhjet mbahen siç propozuan partitë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se edhe nëse Kushtetuesja vendos për masë…

Kostoja marramendëse e zgjedhjeve: Si po rrezikohet stabiliteti i Kosovës për kolltukë politikë

Shkuarja e mundshme në zgjedhje të reja në Kosovë shihet nga njohësit e ekonomisë si…

Policia arreston një të dyshuar për therjen e mbrëmshme në Veri, në shtëpi i gjendet armatim, drogë e fishekë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka arrestuar…

Muharremi: Kurti është përgjegjësi kryesor pse nuk kemi president

Analisti, Shenoll Muharremi, e ka fajësuar partinë në pushtet për moszgjedhjen e presidentit të ri.…

Alba Vukaj duket plot hir në imazhet e fundit nga pushimet

Alba Vukaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, vazhdon të jetë një nga personazhet më…