Paniku nga Virusi misterioz mbërrin në Kosovë: Infektologu flet për Periskopin

Paniku nga Virusi misterioz mbërrin në Kosovë: Infektologu flet për Periskopin

Koronavirusi i cili deri tani ka shkaktuar 80 viktima në Kinë, prej tyre 4 raste janë raportuar në vende të tjera, tashmë ka ngjallë edhe një lloj paniku tek njerëzit në Kosovë, për shkak të frikës nga përhapja e shpejtë të tij.

Duke parë rrezikshmërinë e lartë të përhapjes së këtij virusi nga njeriu në njëri dhe përmes ajrit, Periskopi ka folur me mjekun infektolog, Halil Komoni për të mësuar më shumë rreth kësaj sëmundje, si simptomat, trajtimi dhe rreziku që mund t’u kanoset kosovarëve.

Doktor Halil Konomi i cili aktualisht punon në repartin e Infektivës në Spitalin e Pejës, duke e shpjeguar koronavirsun si sëmundje ka thënë se ekzistojnë katër lloje të koronavirusit por që vetëm dy prej tyre sulmojnë njerëzit.  Më të rëndat, sipas tij janë SARS-I dhe MERSI.

“Eksitojnë katër tipe të koronavirusit të cilët shkaktojnë sëmundje e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Mirëpo patologjinë te njeriu e shkaktojnë vetëm alfa dhe beta. Mirëpo sëmundjet më të shpeshta që janë të njohura që i shkakton ky koronavirus është sarsi dhe MERSI. Sars do të thotë Sindorma akutore respiratore e sëmundjeve, ndërsa MERSI (Midle East Respirator Syndrom).   Pas vitit 2002 ku lajmërohen edhe rastet e para të SARS-it, në Kinë, atëherë kuptohet se kjo sëmundje shkakton  një patologji edhe më të rëndë, ku kjo patologji është me ndryshimet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes e që mund të çojë deri në insuficiencë respiratore”, ka thënë Komoni në një bisedë me Periskopin.

Mirëpo sipas infektologut të njohur nuk është e thënë që të gjithë pacientët që mund të marrin virusin SARS ose MERS të vdesin. Sipas tij, rreth 25 përqind e rasteve të prekura me koronavirusin mund të përfundojnë me vdekje, ndërsa më shumë të prirë janë personat mbi 50 vjeç dhe që kanë sëmundje të tjera dhe gratë shtatzëna. Ai ka njoftuar edhe për simptomat që kanë të prekurit me koronavirus.

“Të gjithë pacientët që sëmurën nga SARS-i nuk do të thotë që edhe do të vdesin. Por patologjia është mjaftë e rëndë.  Sëmundja e SARS-it nis fillimisht me temperaturë, me kokëdhimbje , me dhimbje e të tërë trupit. Inkubacioni apo nga moment I infeksionit deri tek paraqitja e shenjave klinike shkon nga 4-7 ditë, maksimalja mund të jetë 7-14 ditë. Mirëpo pas jo më shumë se një jave tek 25 përqind e rasteve, jo tek të gjitha rastet vjen deri te përkeqësime I gjendjes klinike ku paraqitet një kollë e thatë, pastaj kemi barkqitje , kemi edhe çrregullim të frymëmarrjes. Të gjitha rastet që infektohen me koronavirus vetëm 25 përqind mund të lajmërohen me një klinikë të rëndë, që mund të çojë me një distres respirator, me një insuficiencë respirator. Duhet të kemi parasysh që kjo patologji është më e rëndë tek personat e vjetër, mbi 50 vjeç. Ata që e kanë sëmundjen e sheqerit, me ato të zemrës, ata të cilët vuajnë nga hepotopatia kronike nga sëmundjet kronike të mëlçisë. Mirëpo duhet të cekim se kjo sëmundje është mjaft agresive te gratë shtatzëna”, ka shpjeguar Komoni.

Ai gjithashtu ka shpjeguar se nuk do të thotë se çdo person i prekur me koronavirus mund të jetë i prekur me SARS.

Infektologu Komoni ka folur edhe për  MERSIN.

Sipas tij, edhe kjo sëmundje e cila u shfaq për herë të parë në vitin 2012 në Arabinë Saudite është mjaft e rëndë, por nuk do të thotë se të gjithë pacientët edhe mund të vdesin.  Komoni ka thënë se deri më tani nuk kanë pasur ndonjë rast të dyshuar me koronavirus. Ai tha se në rast se mendojnë se ndonjë pacient ka ardhur nga Kina apo Lindja e Mesme dhe ajo e Largët, do tu merret një anamnezë.

“Nuk kemi rast të dyshimtë. Ne faktikisht për çdo rast duhet ta marrim edhe anamnezën epidiomologjike, shikojmë lëvizjet gjeografike të pacientit. Nëse personat vijnë në Kosovë nga Kina, nga Lindja e Largët, apo ajo e Mesme atë herë në do të dyshojmë në infeksionin me SARS apo me MERS”, ka thënë ai.

Ai ka treguar edhe për mënyrën e trajtimit të koronavirusit.

“Mjekimi është simptomatik, nuk ka terapi specifike.  Personi i prekur me koronavoirus duhet të mjekohet si në sëmundjet e tjera të renda respiratore, si me okigjeno-terapi dhe të gjitha masat e tjera. Kohëve të fundit po përdoret edhe inteferoni në mënyrë eksperimentale dhe antitrupat monoclonal, por ata janë në fazën eksperimentale të trajtimit”, shpjegon tutje Komoni.

Infektotologu kosovar tregon edhe se si diagnostifikohet një person me koronavirus.

“Për detektimin e koronavrisuti merren materialet nga rrugët e poshtme dhe sipërme  të frymarrjes. Merret gjaku, urina, feçet dhe merret PCS Reaksioni i Polimirazhës reaktive zingjirore”, tha ai.

Ai ka treguar se vdekshmëria te SARS-I është 9-12 përqind, te personat mbi 50 vjeçar që kanë diabet, sëmundje të veshkave, zemrës , mëlçisë etj., ndërsa te MERSI vdekshmëria shkon deri ne 37 përqind.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për herë të parë që u zbulua SARS është dyshuar që përhapja është bërë ndërmjet lakuriqëve të natës. Ndërsa MERSI  është dyshuar që përhapja është bërë ndërmjet deveve dhe lakuriqëve të natës.

Ai tha se është e mundur që virusi të përhapet nga komunikacioni ajror, dmth nëse njerëz të cilët janë të infektuar me këtë virus udhëtojnë nga Kina në Kosovë.

Deri më tani  afër 3000 raste janë raportuar zyrtarisht që janë prekur nga koronavirusi në Kinë. Por mediat ndërkombëtare kanë raportuar se numri i të infektuarve me koronavirus mund të ketë shkuar në 100 mijë./Periskopi/

 

Shpërndaje në: