Pankarta brutale për klubet si Ballkani jashtë ‘Fadil Vokrrit’ para ndeshjes Prishtina-Drenica

Periskopi.com Sporti

Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për sportin kosovar, pasi markohet rikthimi i futbollit pas një kohe të gjatë.

Si në tërë botën, njejtë edhe në Kosovë pandemia e koronavirusit ndaloi të gjitha aktivitetet sportive, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, pas një kohe që u duk si një shekull, futbolli kosovar më në fund u rikthye në aksion sot me ndeshjen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Drenicës.

Me ndeshjen që po luhet prapa dyerëve të mbyllura, fansat e klubit kryeqytetas kanë shpalosur një pankartë që është mesazh i qartë dhe i dhimbshëm për klube si Ballkani, që ishin shumë pak të njohura deri pak kohë më parë, e tash lufton për titull.

“Distancë sociale nga klubet sezonale,” shkruhet në pankartën e fansave që është shpalosur mbi Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: