Pankartat në Veri dhe deklaratat nga Beogradi, reagon MPB: Po e vazhdojmë fushatën për tabelat RKS

Pankartat në Veri dhe deklaratat nga Beogradi, reagon MPB: Po e vazhdojmë fushatën për tabelat RKS

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se po vazhdohet fushata për çështjen e regjistrimit dhe paisjes më targa “RKS” të makinave të cilat mbajn regjistrime ilegale e që qarkullojnë nëpër territorin e Republikës së Kosovës.

Një njoftim i tillë i ministrisë që drejton Sveçla vjen pas reagimeve të shumta të serbëve në veri të dirigjuar nga Beogradi dhe reagimeve nga zyrtarë në Serbi.

Sot në Mitrovicën e Veriut, dy ditë para nisjes së zbatimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa me emra të qyteteve të Kosovës dhe lëshimit të një dokumenti për hyrje-dalje për shtetasit serbë, u shfaqën disa pankarta dhe fletushka me mesazhin: “Nuk ka dorëzim, letërnjoftimet serbe do të mbeten”.

Po ashtu, harta e Kosovës, e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit serb është parë në veri të Kosovës dhe mbi të është shkruar “jo dorëzim”, për të kundërshtuar vendimin e 29 qershorit të Qeverisë së Kosovës për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, për shtetasit e Serbisë, që hyjnë në territorin e Kosovës

Komunikata e plotë:

Vazhdon fushata informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”

Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, vazhdojnë fushatat informuese për qytetarët për pajisje me targa “RKS”. Fushata informuese i drejtohet qytetarëve të cilët posedojnë targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA”, apo “ĐA”, e të cilët nga data 01 gusht 2022 deri me 30 shtator 2022 duke shpjeguar mënyrën si të aplikojnë dhe të pajisen me targa “RKS”.

Të gjitha fushatat si, video-spotet, komunikatat njoftuese, banerat dhe fletushkat, iu janë adresuar dhe shpërndarë të gjithë qytetarëve pa dallime (në gjuhët shqipe dhe serbe), me qëllim të informimit të tyre me kohë, dhënies së sqarimeve të nevojshme për procedurat dhe kriteret e parapara për pajisje me targa “RKS”.

Ministria e Punëve të Brendshme është e angazhuar dhe do të vazhdojë të angazhohet maksimalisht për informimin e qytetarëve, asistimin në ndjekjen e hapave të nevojshme dhe mbarëvajtjen e procesit. Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve kanë vazhduar më tej me përgatitjet në të gjitha komunat në Republikën e Kosovës, për të mirëpritur të gjithë pronarët e automjeteve.

Në vijim gjeni materialet si pjesë të fushatës informuese: linqet e videospoteve, banerat, fletushkat, si dhe disa foto të realizuara gjatë shpërndarjes së fletushkave informuese në vendkalimet kufitare dhe në rajone, kryesisht në zona të banuara me komunitetin serb.

 

Shpërndaje në: