Papa Françesku: Kam nevojë për pak tekila

Periskopi.com Lajme

Papa Françesku ka thënë me shaka se pak tekila nuk do t’i bënte keq për dhembjen që e shqetëson në gju prej kohësh.

Disa priftërinj meksikanë e pyetën Atin e Shenjtë në sheshin Shën Pjetër, se si e kishte gjurin dhe Papa u përgjigj duke qeshur: “Kam nevojë për pak tekila”.

Pas kësaj, ata i premtuan se do t’i sillnin një shishe në rezidencën e tij në Vatikan./A2CNN