Papa Françesku kritikon çiftet që zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve

Papa Françesku kritikon çiftet që zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve

Papa Françesku ka kritikuar çiftet që zgjedhin të kenë kafshë shtëpiake në vend të fëmijëve, duke argumentuar se vendimi i tyre për të hequr dorë nga prindërimi çon në një humbje të njerëzimit dhe është një dëm për qytetërimin.

Papa i bëri komentet të mërkurën, ndërsa foli para një auditori të përgjithshëm për Shën Jozefin, babanë tokësor të Jezusit.

“Ne shohim që njerëzit nuk duan të kenë fëmijë, ose vetëm një dhe jo më shumë. Dhe shumë e shumë çifte nuk kanë fëmijë sepse nuk duan, ose kanë vetëm një, por kanë dy qenë, dy mace. Po, qentë dhe macet zënë vendin e fëmijëve”, tha Papa.

“Po, është qesharake, e kuptoj, por është realiteti. Dhe ky mohim i atësisë apo amësisë na pakëson, na heq njerëzimin. Dhe në këtë mënyrë qytetërimi plaket dhe pa njerëzim, sepse humbet pasurinë e atësisë dhe amësisë. Dhe atdheu ynë vuan, pasi nuk ka fëmijë”.

Vërejtjet e Papës, ndonëse befasuese, pasi që vijnë nga një papë progresiv, u bëjnë jehonë mësimeve të Kishës Katolike për rëndësinë e çifteve që të lindin ose të rrisin fëmijë dhe pasojat e mundshme demografike.

“Sa fëmijë në botë presin që dikush të kujdeset për ta. Të kesh një fëmijë është gjithmonë një rrezik, qoftë natyrshëm ose me birësim. Por është më e rrezikshme të mos kesh ata. Është më e rrezikshme të mohosh atësinë, ose të mohosh amësinë, qoftë reale apo shpirtërore”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: