Papa Gjon Pali i Parë: Qysh vdiq apo kush e vrau Papën pas 33 ditësh në detyrë?

Papa Gjon Pali i Parë: Qysh vdiq apo kush e vrau Papën pas 33 ditësh në detyrë?

Artikull nga autorët Chico Harlan dhe Stefano Pitrelli të The Washington Post, përkthyer në shqip nga Periskopi.

Në mëngjesin e 29 shtatorit 1978, Vatikani e dha një kumtesë të shkurtër por tmerruese, duke njoftuar që Papa Gjon Pali i Parë kishte vdekur pas një sulmi në zemër, që trupi i tij ishte zbuluar në shtrat nga një prift që shërbente si sekretari i tij personal.

Ky ishte versioni i parë i asaj çfarë kishte bërë vaki, të paktën.

Brenda ditësh, thashethemet se diçka keq kishte ndodhur u shpërndanë. Kardinalëve iu bë presioni të jepnin sqarime të mëtejme. Kur një shërbim rrjeti italian zbuloi që Vatikani e kishte keq-identifikuar personin që e kishte gjetur kufomën, sensi i misterit vetëm sa u rrit: Çka mund të shpjegonte se si papa, 65 vjeçar, mund të vdiste vetëm 33 ditë pasi ishte bërë papë?

Katër dekada më vonë, Gjon Pali i Parë është në trajektorin drejt shenjtërisë. Vatikani ka njoftuar se ai do të lumnohej, pasi mrekullia e parë – shërimi i një vajze 11 vjeçare të sëmurë rëndë në Buenos Aires më 2011 – kishte ndodhur me ndërhyrjen e tij.

Por, kjo trajektore ka të bëjë kryesisht me dyshimet për vdekjen e tij.

Përgjatë viteve, vetëm një numër i vogël njerëzish janë marrë me këtë rast, secili prej të cilëve me qasje drastikisht të ndryshme. Trashëgimia e Gjon Palit të Parë nuk është definuar vetëm nga misteri dhe konspiracionet, por edhe nga përpjekjet garuese për t’i vendosur faktet si duhet.

Nga varrimi i Papës më 4 tetor 1978 | Pope John Paul I was mourned in an outdoor ceremony on Oct. 4, 1978, after the shortest pontificate since the early 1600s. (Vatican Media)

 

 

Ajo me të cilën të gjitha qasjet pajtohen është se Papa Gjon Pali i Parë ishte shumë i ndryshëm nga të tjerët. Ai rridhte nga një familje e varfër e maleve të Italisë. Ai kurrë s’kishte dashur të bëhej diçka më shumë se një prift fshati. Ai ishte zgjedhur shpejt në konklavë, që zgjati vetëm 26 orë, dhe pas zgjedhjes ai arriti t’i linte përshtypje të mirë popullit. Ai përdorte gjuhë të thjeshtë.

“Këtë, kurrë s’mund ta merrja me mend,” kishte thënë Gjon Pali i Parë në ditën e parë si papë.

Më pas, një muaj më vonë, pontifikati i tij mori fund – periudha më e shkurtër e papërimit prej viteve 1600 – dhe bota katolike mbeti me një sens të pashpjegueshmërisë.

Papa i vrarë

Pse Vatikani kishte raportuar gabimisht se kush e kishte gjetur? Pse kishte pasur nguti për ta balsamosur trupin pa autopsi? Këto pyetje janë ngritur nga shkrimtari britanik David Yallop në një libër të botuar ku konkludonte se kisha e kishte fshehur vrasjen e tij. Teoria e tij ishte që Gjon Pali i Dytë ishte helmuar nga kardinalët në Vatikan, para se Papa të zbulonte korrupsionin e niveleve më të larta.

Ky libër titullohej “Në emër të Zotit” dhe ishte botuar më 1984, megjithatë nuk ofronte prova të shumta. Yallop konkretisht i linte fajin për vrasjen Kryepeshkopit Paul Marcinkus.

Vatikani i ka quajtur këto pretendime si “absurde”.

Papa që donte të vdiste

Me standardet e një kishe që rrallë e hiç provon të sqarojë gjërat kontroverse që e përshkojnë, hapi i radhës nga Vatikani ishte një kundërsulm absolutisht i frikshëm. Më 1987, Kryepeshkopi John Foley, zyrtar për marrëdhënie me publikun në Vatikan, u lidh me një gazetar dhe shkrimtar tjetër britanik me emrin John Cornwell, duke i dhënë atij misionin që t’i rrënonte thashethemet.

Cornwell madje ishte i ftuar në një meshë private me Papë Gjon Palin e Dytë – e që ishte një bekim de fakto për projektin e tij – gjë që ia mundësoi t’i hapeshin të gjitha dyert.

Për kohë të shkurtër ai gjeti shumë mangësi në teoritë e konspiracionit.

Vatikani gabimisht kishte keq-identifikuar personin që e kishte gjetur trupin, vetëm për shkak të turpit se një grua – murgeshë që punonte në apartamentet papale – ishte ajo që u fut në dhomën e gjumit të papës. Për më shumë, Gjon Pali i Parë nuk dukej të kishte një agjendë sekrete, apo as apetit që të rrëmonte në financat e kishës. Dhe provat rrethanore që dukej se e lidhnin Marcinkusin me vrasjen mund të rrënoheshin kollaj: kryepeshkopi çohej herët, dhe ishte rutinë për të që të ndodhej në Vatikan në ora 6 e 30 të mëngjesit.

Fotografi e Papës në vendlindje |  An image of John Paul I on a church in his hometown, Canale d’Agordo, Italy. (Chico Harlan/The Washington Post)

 

 

Por, Cornwall shkoi edhe më larg misionit të Vatikanit. Ai u shërbye edhe vet me thashetheme për të krijuar një teori të re për vdekjen e Gjon Palit të Parë.

Sipas narrativës që Cornwelli e zhvilloi, pontifikata e shkurtër e Gjon Palit të Parë po shkonte drejt katastrofës. Kuria e shihte papën e ri si të pasofistikuar e fëmijëror. Dhe ai po thyhej nga presioni i rolit të tij. Sipas autorit, Papa e pyeste veten çdo ditë “Pse më zgjodhën mua?”

“Ai nuk do të bëhej një Papë i madh,” tha Cornwell, tash 81 vjeçar në një intervistë.

Sipas librit, Gjon Pali i Parë kishte vdekur përnjëmend nga zemra. Ai ishte ankuar për dhimbje në gjoks pak orë para vdekjes.

Por, libri në pjesën më kundërthënëse, pretendonte që vdekja e Gjon Palit të Parë ishte e lidhur me gjendjen e keqe mendore. Një prej mbesave të Papës, Lina Petri, ishte cituar duke thënë që papa i stresuar mund të kishte neglizhuar të merrte ilaçet.

Në këtë teori konspiracioni, Cornwelli shkruante që Gjon Pali i Parë ishte një papë që donte të vdiste.

Por, një grua me emrin Stefania Falasca, tashmë 58 vjeçare, ka versionin e saj që pretendon se është më i dokumentuar se sa versionet e mëhershme. Ajo ka parë dokumente që asnjë tjetër nuk i ka parë. Ka lexuar raportet konfidenciale të mjekëve për historinë klinike të papës.

Ajo i ka quajtur teoritë e mëparshme për vdekjen e papës si “Lajmet e rreme që zgjatën më së shumti në shekullin 20”.

Vendlindja e Papës | 
Canale d’Agordo, Italy, John Paul I’s hometown. (Chico Harlan/The Washington Post)

 

Falasca e quan vdekjen e Gjon Palit të Parë si një tragjedi të paevitueshme dhe të papritshme.

Dokumentet që ka shikuar kanë treguar se mjekët nuk kishin detektuar kurrfarë telashesh shëndetësore gjatë kontrolleve rutinë gjatë muajit të Gjon Palit si Papë. Shumë anëtarë të familjes së tij kishin pasur vdekje të papritur, tha ajo.

Shpërndaje në: