Papunësia e ulur sipas Armend Mujës: Shpërthen humori në rrjet

Papunësia e ulur sipas Armend Mujës: Shpërthen humori në rrjet

Deputeti i Vetëvendosjes Armend Muja, ka publikuar statistikat e Agjencionit përkatës lidhur me shifrat e papunësisë në Kosovë.

Muja – duke iu referuar raportit, tregon se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur në 17.7%.

Sipas deputetit gjatë vitit 2021 janë raportuar më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019.

Por lidhur me këtë postim të deputetit Muja, kanë filluar talljet në rrjete sociale.

Njëra prej tyre është fotografia si më poshtë:

Lidhur me postimin e zotit Muja, pati edhe një reagim nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Dhe, nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021.

Raporti Vjetor i Auditimit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021. Ndërsa shkalla e papunsisë sipas Agjecisë së Statistikave të Kosovës është 20.5%. Shih foton dhe linku i bashkangjitur këtu”, shkruan ajo. /Periskopi

 

 

Shpërndaje në: