Paqe në Drenas, Prishtina e poshtëron Llapin

Paqe në Drenas, Prishtina e poshtëron Llapin

Prishtina ka shënuar një fitore  të thellë në ‘Zahir Pajaziti’, duke e mposhtur 1:4 skuadrën e Llapit, shkruan Periskopi.

Endrit Krasniqi në minutën e 25’ kaloi në epërsi Prishtinën, pas një aksioni të mirë.

Në minutën e 32’, kryeqytetasit dyfishuan me anë të Armend Halitit.

Minuta e 47’, solli edhe golin e tretë për Prishtinën, kur shënoi Ahmet Januzi, ndërsa Armend Thaqi në minutën e 71’, shënuan për 0-4.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Kastriot Selmani, në minutën e 75’

Kurse, Feronikeli dhe Drita janë ndarë në paqe.

Feronikeli arriti që ta rrezikoj gjatë pjesës së parë portën e Dritës mirëpo prap pjesa e parë përfundoi pa gola por vetëm me kartonin e verdhë që e mori Liridon Leci i Dritës.

Me fillimin e pjesës së dytë Feronikeli përsëri rrezikon por prap Drita shpëton, skuadra nga Drenasi arriti një dominim të lehtë por pa arritur as gjë konkrete.

 

Shpërndaje në: