Para 1 shtatorit duhet një marrëveshje: 3 mesazhet më të rëndësishme të Borrellit për Kurtin dhe Vuçiqin

Para 1 shtatorit duhet një marrëveshje: 3 mesazhet më të rëndësishme të Borrellit për Kurtin dhe Vuçiqin

Ky nuk është një takim normal, sidomos pas situatës së fundit në Veriun e Kosovës, tha Josep Borrell, pas një dite të ngjeshur në Bruksel, nga takimet me Kurtin dhe Vuçiqin.

Ja 3 mesazhet më të rëndësishme që dha Borrell, pas takimit, përmbledh Periskopi: 

  1. PALËT JANË PËRGJEGJËSE PËR SITUATËN: Borrell tha se iu takon Kurtit dhe Vuçiqit ta tejkalojnë situatën e fundit të krijuar. Ai tha se para 1 shtatorit, duhet të arrihet një marrëveshje për këtë situatë. Tha se nuk do të lejohen tensione sidomos pas luftës në Ukrainë.
  2. GJENI RRUGËN DREJT BE-së: Borrell tha se ua ka bërë të qartë të dy liderëve, që duhet ta gjejnë rrugën drejt BE-së, duke tejkaluar problemet dhe duke gjetur një zgjidhje për raportet mes njëra tjetrës.
  3. NJË TAKIM PARA 1 SHTATORIT: Borrell nënkuptoi se edhe një takim mes Kurtit dhe Vuciqit duhet të mbahet para 1 shtatorit, ditën kur Kosova ka paralajmëruar zbatimin e reciprocitetit në targa dhe dokumente, duke këmbëngulur se për këtë, duhet të ketë një marrëveshje.

 Ja deklaratat e transkriptuara nga Periskopi, që mbështesin pikat tona të përmbledhura më lart:

“Ua bëra të qartë të dy liderëve, se anëtarësimi në BE duhet avancuar. Ua bëmë me dijë se tensionet nuk janë zgjidhje. Sot nuk pati përparim për një marrëveshje, por nuk dorëzohemi.

“Rezultati më i rëndësishëm që mund ta raportoj është se do të vazhdojmë tutje në këtë proces politik, për një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët”, tha ai.

Fatkeqësisht nuk kemi arritur marrëveshje në takimin e sotëm, por ky nuk është përfundimi i këtij tregimi, të dy liderët janë pajtuar që të rifillojnë diskutimin në ditët në vijim, kemi kohë deri më 1 shtator. Nuk ka marrëveshje sot, por nuk ndalemi. Duhet të vazhdojmë kërkimin për zgjidhje. Në përmbyllje të takimit u bëra të qartë të dy liderëve që BE dhe anëtarësimi në të duhet të jetë zotim i tyre dhe duhet të gjejnjë mënyrën për të avancuar tutje në këtë rrugë dhe hapi i parë është të gjejnë rrugë në situatën aktuale”

 “Më lejoni të them që takimi i sotëm nuk ishte ndonjë takim normal, apo i rregullt, së bashku me Lajcakun, kemi thirrur këtë takim sepse po ballafaqohemi me zhvillime negative në terren dhe me rritje të tensioneve në veri. Mund të them se ky takim kishte të bënte me përgjigjshmërinë e dy liderëve, në kërkim të zgjidhjes drejt paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të Kosovës. Dhe kjo ka ndodhur në momentin kur jemi në një kohë kritike, e shohim kthimin e luftës në kontinentin tonë, pas invadimit tonë në Ukrainë, ballafaqohemi me një moment të rrezikshëm dhe ky nuk është momenti për rritje tensionesh. Është koha për të zgjidhur probleme afatgjate.

Iu kam thënë të dy liderëve që ky ishte takim në një mënyrë të menaxhimit të krizave, pra takim për menaxhim krizash jo takim i rregullt dhe qëllimi ishte të qetësohet situata në terren. Poashtu jemi fokusuar në rrugën e një normalizimi gjithpërfshirësh. Dy liderët patën mundësinë të diskutonin për një marrëveshje gjithpërfshirëse. Besoj që Kurti dhe Vuciq e kanë kuptuar që s’ka ndonjë alternativë përveç dialogut” ./Periskopi

Shpërndaje në: