Para fillimit të votimit për pavarësinë e Katalonisë, shfaqen përçarjet e para

Para fillimit të votimit për pavarësinë e Katalonisë, shfaqen përçarjet e para

Muajin e kaluar, Presidenti katalan, Carles Puigdemont është deklaruar për unileteralitet që sjell pavarësinë e Katalunisë më së largu më 1 tetor, duke sjell pyetjen për votuesit siç vijon: “A dëshironi që Katalonia të jetë shtet i pavarur në aspektin e një Republike?”

Por në anën tjetër, Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy është duke i përdorë të gjitha dispozitat për të parandaluar këtë referendum, duke argumentuar për paraqitjen e një dhune e cila do e rrezikonte kushtetutën e vendit.

Për pavarësinë e Katalonisë janë deklaruar 42.5%, ndërsa 37.6% e kundërshtojnë një ndarje të Katalonisë nga Spanja.

Ndërkaq, më shumë se 80% e participantëve kanë zgjedhur pavarësinë në një sondazh simbolik tre vjet më parë, përfshirë vetëm 2.3 milionë të katalonasëve nga 5.4 milionë votave që janë në nivel të vendit.

Shpërndaje në: