Para ndeshjes Prishtina – Drita, vjen njoftimi i rëndësishëm për tifozët

Para ndeshjes Prishtina – Drita, vjen njoftimi i rëndësishëm për tifozët

Sonte, më fillim nga ora 19:00, do të luhet ndeshja Prishtina – Drita, në kuadër të Superligës në futboll.

Duke e parë peshën e kësaj përballjeje, kontrollat para hyrjes do të jenë të rrepta për tifozët.

Kushdo që ka paguar biletë për t’i parë nga afër të dyja skuadrat, do t’i nënshtrohet dy kontrolleve.

Kështu të paktën raporton vetë faqja zyrtare e klubit prishtinas.

Më poshtë gjeni njoftimin e tyre të plotë:

“???f??? ?? ??̈???̈?? ??̈? ??????̈?!

FC Prishtina njofton tifozët që sonte kanë planifikuar ta përcjellin nga afër ndeshjen FC Prishtina – FC Drita, se do të kenë kontrolla në hyrjet e stadiumit për sendet e ndaluara.

Dyert e stadiumit “Fadil Vokrri” hapen në ora 17:00.

Gjërat që janë të ndaluara i keni të cekura në listën e mëposhtme.

??̈ ?????????? ? ????̈ ????????:

– shishet e qelqit pavarësisht madhësisë

– shishet e plastikes pavarësisht madhësisë

– pije alkoolike apo substanca narkotike

– ushqim

– ombrellat (çadrat)

– çantat e shpinës

– mbushësit e telefonave

– armë zjarri dhe çfarëdo arme apo mjet i rrezikshëm.

??̈ ?????????? ? ????̈ ??̈ ????? ??̈ ????????? ????????:

– shishe të plastikes, kanaqe, shishe qelqi, bëhet kontrolli i tupanëve dhe flamujve.

– Ndalohen armë, thika, boksa të hekurt, pankarta me mbishkrime ofenduese ose raciste dhe gjëra tjera që nuk janë të lejuara: shkrepëset, mjete piroteknike, parfume apo deodorant, gjëra tjera të ngurta.

– Ndalohet ushqimi i të gjitha llojeve (përveç ushqimit të fëmijëve 24 muajsh), paketimet e patejdukshme si farat, çipsi, smoki, kikirik, lajthi, badem, çdo paketim që nuk duket në brendësi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shpërndaje në: