Para një viti luante në kategorinë e dytë, sot u shpall kampion bote, sezonin e ardhshëm luan për Bayernin (Foto)

Para një viti luante në kategorinë e dytë, sot u shpall kampion bote, sezonin e ardhshëm luan për Bayernin (Foto)

Benjamin Pavard befasoi të gjithë me paraqitjet e mira të treguara në ‘Rusi 2018’ me Francën

Benjamin Pavard në sezonin 2016/17 luante me Stutgartin në Bundesliga 2, ndërsa sot luajti 90 minuta në finale të Kupës së Botës ku u shpall kampion bote me Francën, shkruan Periskopi.

22 vjeçari në këtë Botëror do të mbahet mend për supergolin e shënuar kundër Argjentinës në fitoren 4-3 të ‘Gjelave’.

“Nuk e kam kuptuar ende të gjithë atë që ka ndodhur. Kur të kthehemi në shtëpi dhe të shohim të gjithë ngrohtësinë e tifozëve, do të kuptojmë se kemi bërë diçka të madhe. Po pres vetëm atë moment,” ka thënë Pavard.

“Dy vite më parë, gjatë finales së humbur në Europian ndaj Portugalisë, unë isha në Lille duke e ndjekur si tifoz me një grup miqsh.

“Në sezonin 2016-2017 luaja në Bundesliga 2 dhe tani jam këtu dhe kemi fituar Botërorin. Me siguri tani do të argëtohemi, pasi gjëra të tilla janë shumë të rralla,”.

Pavard pati paraqitje të mira në Kupën e Botës dhe për të tani ka shprehur interesim gjiganti gjerman Bayern Munich. /Periskopi/

Shpërndaje në: