Para përballjes në CL, serbë e grekë bëhen bashkë për t’ua bërë jetën të pamundur sportistëve kroatë

Para përballjes në CL, serbë e grekë bëhen bashkë për t’ua bërë jetën të pamundur sportistëve kroatë

Një grup i tifozëve të Crvena Zvezdës kanë arritur në kryeqytetin grek Athinë para ndeshjes me Olympiacosin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra greke është nikoqire e serbëve në një ndeshje ku ‘luftohet’ për vendin e tretë në fazën e grupeve që dërgon në Ligën e Evropës.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët serbë vendosën që ta shikojnë në sallë një përballje në vaterpolo, ku janë ndeshur Pireu dhe skuadra kroate Dubravniku.

Tifozët serbë ‘Delije’ kanë qenë në sallë për ta mbështetur grekët si dhe kanë vërshëlluar sportistët kroatë.

Shpërndaje në: