Para tri ditësh e shkarkoi, sot bordi i RTK’së ia miraton buxhetin e propozuar Ngadhnjim Kastratit

Para tri ditësh e shkarkoi, sot bordi i RTK’së ia miraton buxhetin e propozuar Ngadhnjim Kastratit

Bordi i RTK-së i cili ditë më parë e shkarkoi nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të televizionit publik Ngadhnjim Kastratin, sot në mbledhjen e radhës ka miratuar të gjithë projeksionin buxhetor të propozuar nga i njejti.

Në vendimin për shkarkim ku renditen disa nga arsyet e shkarkimit, në mesin e të cilave thuhej se pavarësisht numrit të madh të punetorëve, Drejtori Kastrati kishte praparë edhe angazhimin e 150 personave me shërbime.

E sot, po ky bord me aprovimin e buxhetit, ua ka vazhduar kontratat me shërbime rreth 150 të angazhuarve në RTK, kërkesë kjo e Kastratit e cila i kushtoi me shkarkim!

Ndryshe, dje, kryetari i njërës prej sindikatave të RTK-së, kishte bërë pyetje publike në rrjetet sociale:
“Tomë V. Gashi rreth 150 persona ne RTK jane duke punuar pa kontrata pune per tash e tri jave.
A kane te drejte Bordi dhe Menaxhmenti tua beje kontratat retroaktivisht?
Nese jo, cila eshte mundesia qe keta te paguhen per punen e tyre per shkak se eshte jo humane te mos shperblehen per angazhimin qe po e bejne ne RTK?”.
Ndërkaq Tomë Gashi kishte thënë se kjo paraqet keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumentit zyrtar.

Shpërndaje në: