Paralajmërim i kobshëm i Surroit: Mund të ketë viktima njerëzore këtë verë në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Publicisti Veton Surroi në shkrimin e tij të fundit të titulluar “Aksionet e Shqipërisë në rënie të lirë” është marrë krejtësisht me vendin fqinj, duke e sulmuar në veçanti kryeministrin e vendit Edi Ramën.

Surroi që në Kosovë ka afërsi e bashkëpunim me fondacionin e Sorosit, njëjtë si Edi Rama, nuk ka kursyer fjalët e ashpra pas skandalit me përgjimet e gazetarit të së përditshmes gjermane BILD, në të cilat u dëgjua edhe vetë Rama derisa fliste me një zyrtar të lartë duke i kërkuar ‘të realizonte objektivin’.

Rama kishte kërcënuar me padi gazetarin gjerman, por Surroi thotë se ai do ta fitojë padinë ashtu siç e ka fituar Thaçi atë kundër Dick Martyt para shumë vitesh – duke ironizuar kësisoj.

“Javën e kaluar isha në Berlin dhe nga qarqet e diplomatëve dhe vrojtuesve të Shqipërisë mora vetëm një rrudhje krahësh kur u shtrua Shqipëria. Me dëshpërim të madh dëgjova edhe “Nuk dimë ç’të bëjmë më”” shkruan z.Surroi.

Më tej, ai ka paralajmërua redhe viktima njerëzore në zgjedhjet lokale të 30 qershorit që pritet të mbahen në Shqipëri, pa praninë e Opozitës.

Për ta lexuar të plotë, klikoni këtu. /Periskopi

Shpërndaje në: