Paralajmërohen qytetarët në Shqipëri: Në vikend stuhi të erës dhe e shiut

Paralajmërohen qytetarët në Shqipëri: Në vikend stuhi të erës dhe e shiut

Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitetit të lartë duke shkaktuar përmbytje në disa qarqe. 

Bazuar te raportimet e meteorologëve, bashkia e Lezhës ka ngritur alarmin e kuq duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal. Bashkia ka vendosur në dispozicion edhe një numër telefoni nëse keni nevojë.

“Njoftim i rëndësishëm. Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje.

Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit: 0683312049” njofton bashkia.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, për shkak të reshjeve shumë intensive qarqet e Shkodrës dhe të Lezhës rrezikohen nga përmbytjet. Ndërsa reshje intensive pritet të përfshijnë edhe 7 qarqe të tjera të vendit.

Shpërndaje në: