Paralajmërohet megatërmeti në Amerikën Qendrore

Paralajmërohet megatërmeti në Amerikën Qendrore

Derisa San Andreas dhe Cascadia janë të njohura për megatërmetet e mundshme, hulumtuesit kanë paralajmëruar se është një tjetër zonë që mund të rrezikohet nga një tërmet shumë i madh.

“New Madrid Seismic Zone” është e gjatë 150 milje dhe ekspertët pohojnë se një megatermet mund të shkatërrojë shtatë shtete amerikane – Illinoisin, Indianan, Missourin, Arkansasin, Kentuckyn, Tennesseen dhe Mississippin, shkruan Daily Mail.

Megatërmeti do të shkatërronte 715 mijë ndërtesa dhe do të linte pa energji elektrike rreth 2.6 milionë amerikanë, transmeton Koha.net.

Në raportin e publikuar nga Universiteti i Illinoisit thuhet se tërmeti mund të jetë i shkallës së shtatë ose më të rëndë dhe përveç këtyre shtatë shteteve, të qarat mund të fillojnë nga Cairo i Illinoisit, përmes Haytit, Caruthersville dhe New Madrid, drejt Missourit e deri në Arkansas.

Në këto shtete nuk ka pasur tërmet në 200 vjetët e fundit. Në dimrin e viteve 1811 dhe 1812 ishin tre tërmete me magnitudë 7 deri në 7.7. Këto tërmete tronditën Amerikën Qendrore në atë kohë.

Shpërndaje në: