Paralajmërohet protestë kundër Hekuran Muratit?

Periskopi.com Lajme

Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuan Murati ndaj UÇK-së, po paralajmërohen edhe protesta kundër tij, shkruan Periskopi.

Është anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ai i cili në Facebook ka shtruar në pyetje rreth organizimit të një proteste kundër ministrit Murati.

“Protestë kundër Hekuran Muratit?
– Po
– Jo
– Nuk e di”, ka shkruar Krasniqi.
Kujtojmë se ndaj deklaratave të ministrit Murati ka pasur shumë reagime, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.