Paralajmëron Berisha: Nëse deri me 1 shtator nuk arrihet ndonjë marrëveshje, Kosova futet në një konflikt

Paralajmëron Berisha: Nëse deri me 1 shtator nuk arrihet ndonjë marrëveshje, Kosova futet në një konflikt

Dje është zhvilluar takimi i tretë në Bruksel mes kryeministrit të vendit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, takim ky që përfundoj pa ndonjë arritje të marrëveshjeve. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell dje tha se edhe pse nuk pati rezultate nga takimi, bisedimet do vazhdojnë që deri para  1 shtatorit të arrihet një marrëveshje mes nikoqirëve, shkruan Periskopi.

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në një prononcim për Periskopin paralajmëroj se nëse deri me 1 shtator (atëherë kur fillon masa e recioricitetit) nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë Kosova do të futet drejt një konflikti.

“Nëse deri me 1 shtator ShBA nuk tregohet më rigoroze, atëherë Kosova futet në spiralen e BE-së, e cila do ta çoj Kosovën pafundësisht drejt konfliktit dhe mospërmbylljes së çështjes së Kosovës “, tha Berisha.

Ai madje shtoi se Kurti duhet të jetë politikani i fundit i cili shkon në bisedime siç thotë ‘sikur cjapi te kasapi’.

“Shteti i Kosovës duhet patjetër deri në fund të këtij viti më zgjidh problemin së pari me vetveten, rreth respektimit marrëveshjeve ndërkombëtare, ku ka nënshkruar si palë dhe si shtet, ata (Serbia) me respektu vendimin e gjyatës kushtetuese.

Mendoj se Albini duhet të jetë i fundit që shkon në këto tavolina të bisedimeve sikur cjapi te kasapi, pastaj dështon në dialog dhe kthehet në Kosovë dhe humb pozitë e kryeministrit”, ka përfunduar ai.

Dje asnjëra palë nuk ka dalur në prononcim për medie për të treguar rreth asaj se çka biseduan për orë të tëra.

Ishte presidenti serb, Aleksander Vuçiq ai i cili përdori rrjetin social ‘instagram’ për të treguar se për të ishte një takim i vështirë.

“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse përfunduar me sukses”, ka theksuar Vuçiq

Sipas presidentit serb, nëse arrihet kompromisi mes dy shteteve, kjo do të ishte një mrekulli.

“Po përmbahem nga çdo koment tjetër, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe stabilitetin”, ka vazhduar ai.

Kujtojmë se kryeministri Kurti ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë rreth asaj se çka u dikutua në tavolinë me Serbinë, por i njëjti është kthyer në Kosovë menjëherë pas përfundimit të bisedimeve, e Vuçiq vazhdoj bisedimet me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajcak./IlirianaXhylani-Periskopi

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: