Paralajmëron Truss: Ndikimi ‘malinj’ i Rusisë mund ta rikthejë luftën në Ballkan

Paralajmëron Truss: Ndikimi ‘malinj’ i Rusisë mund ta rikthejë luftën në Ballkan

Ndërhyrja ruse në Ballkanin Perëndimor rrezikon rikthimin e rajonitt në luftë, ka paralajmëruar Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, teksa ajo i bëri thirrje perëndimit që të mos e relaksoj Vladimir Putinin mbi pushtimin e tij të Ukrainës, shkruan Telegraph, përcjell Periskopi.

Truss akuzoi Moskën për shtrirjen e ndikimit “malinj” mbi vendet që kanë qenë pjesë e Jugosllavisë me taktika të ndyra në vizitën e saj në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Historia tragjike e këtij vendi është rikujtuese se çka ndodh kur ne dështojmë t’i kundërvihemi agresionit. Gjërat vetëm përkeqësohen dhe nuk përmirësohen”, tha ajo.

“Gjenocidi i Srebrenicës dhe rrethimi i Sarajevës janë vetëm dy nga mizoritë që na kanë lënë të trishtuar. Ne thamë kurrë, jo më në Evropë. Megjithatë, ka shenja të ndikimit rus sot këtu, i cili rrezikon që të na rikthejë në ato ditët e errëta”

Ajo premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të dyfishojë mbrojtjen e paqes së vendit dhe do t’i kundërvihet agresionit rus në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor, të cilin Putini e sheh si sferë të ndikimit të tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: