Parandalohen dy raste të kontrabandës me kafshë në Goshicë të Vitisë

Parandalohen dy raste të kontrabandës me kafshë në Goshicë të Vitisë

Policia kufitare ka gjetur disa krerë kafshë në dy automjete të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.

Automjetet që u ndaluan në fshatin Goshicë të Vitisë, dyshohet se kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

“Me  datë 25.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndaloj automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë-veri.” thuhej në një njoftim për media.

Tutje bëhej e ditur se lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës.

Kurse veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.

Shpërndaje në: