Paraqitet në polici “Kobra” pas tri ditësh që u kërkua, deklaron se ka qenë në Shqipëri

Paraqitet në polici “Kobra” pas tri ditësh që u kërkua, deklaron se ka qenë në Shqipëri

Dibran Hoxhaj nga Prizreni që në publik njihet si “Kobra” është paraqitur sot në polici për t’u intervistuar për një rast “lëndim i lehtë trupor”. “Kobra” është kërkuar rreth tri ditë, por i njëjti ka deklaruar se ka qenë në Shqipëri dhe porsa është kthyer është parqitur në polici.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi, teksa konfirmon se pas intervistimit rasti ka vazhduar në “procedurë të rregullt”.

“Personi në fjalë thotë që ka qenë në Shqipëri dhe kur është kthyer është paraqitë. Ka qenë i intervistuar për një rast “lëndim i lehtë trupor”, rasti ka vazhdu në procedurë të rregullt”, tha Bytyqi.

“Rasti ka ndodhur në ditën e shtunë në mëngjes, tri ditë është kërku për intervistim për veprën “lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodh në lokalin ku ka qëndru”, tha më tej Bytyqi.

Shpërndaje në: