Parashikim: Kosova 4-0 Mali i Zi

Parashikim: Kosova 4-0 Mali i Zi

Kosova luan nesër kundër Malit të Zi në Stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Kualifikimeve për Euro2020.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podgoricë, Kosova arriti barazim 1-0 ndaj kësaj kombëtareje por duke e dominuar gati gjatë gjithë ndeshjes.

Kosovës i mungon shumë Arbër Zeneli ndërsa Malit të Zi i është rikthyer lojtari kryesor, mbrojtësi i Atletico Madridit, Stevan Saviq. E megjithatë, dallimi në cilësinë e lojtarëve kurrë nuk ka qenë më i madh.

Kosova do të ketë në sulm dyshen e frikshme, Rashica-Muriqi të cilët do të kenë ndihmën e lojtarit tjetër në formë të lartë, Bersant Celinës, shkruan Periskopi.

Malit të Zi ende i mungon Stevan Jovetiq i cili pritet të kthehet vetëm në muajin dhjetor.

Marrë parasysh cilësitë e ekipeve, pritet një ndeshje jo aq e lehtë, e megjithatë e lehtë për Kosovën. Nëse Kosova ia del të rikuperojë problemet në mesfushë, atëherë nuk do të jetë problem i madh depërtimi në zonën kundërshtare marrë parasysh cilësitë teknike të Rashicës dhe formën e lartë të Vedat Muriqit.

Periskopi pret që Kosova të shpërthejë në gola nesër në mënyrë që të përmirësojë golavërazhin në raport me Republikën e Çekisë.

Për herë të parë presim të shënojë het-trik sulmuesi shtatlartë Vedat Muriqi, ndërkohë që lojë të jashtëzakonshme pritet të tregojnë edhe Milot Rashica me Bersant Celinën e po ashtu Valon Berishën.

Parashikimi: Kosova 4-0 Mali i Zi

Shpërndaje në: