Parashikimi i moti për sot

Parashikimi i moti për sot

Gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kryesisht do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të hënën dhe në fundjavë parashihen riga lokale shiu, ndërsa ditët tjera do të jenë kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius. Dita e mërkurë do të jetë më e freskëta, ku edhe zyrtarisht fillon stina e vjeshtës astronomike. Kushtet biometeorologjike parashihen relativisht të mira për shkak të rigave të shiut që u regjistruan gjatë vikendit dhe rritjes së lagështisë relative të ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shpërndaje në: