Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, prandaj këshillohet që udhëzimet e IKSHP të respektohen, që nga ora 10-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit”.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Shpërndaje në: