Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim

DItëve të para të javës do të ketë më shumë vransira, derisa nga dita e mërkurë dhe enjte intervale më të gjata me diell, por se orëve të mëngjesit me kushte për mjegull në ultësira.

7.11 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Orëve të mëngjesit mjegull përgjatë ultësirave.

8.11 – Paradite vransira, që shpërndahen gjatë ditës, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

9.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave kushte për mjegull.

10.11 – Kryesisht me diell. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull.

11.11 – Kryesisht me vransira, pasdite shkurtimisht me mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat nuk do të jenë në vlera shumë të larta. Minimalet luhaten ndërmjet 4C e 7C, e ato maksimale rriten në 16C e 18C, derisa ditën e premte mund të pësojnë rënie të lehtë në 13C.
Do ketë më shumë qetësi, por se frynë kohëpaskohe erëra të lehta nga krahu jugor 2-6m/s. Ditën e premte edhe mesatare nga veriu 4-8m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

Shpërndaje në: