Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, pritet të ketë reshje shiu në vikend

Parashikimi i motit për ditët në vazhdim, pritet të ketë reshje shiu në vikend

Mot i nxehtë, me temperatura verore ditëve të ardhshme. Të shtunën me rrebeshe shiu e bubullima.

Ditën e shtunë pritet përkeqësim i shkurtër i motit, me ç’rast nga mesdita do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima. Rrebeshet e shiu aty këtu mund të jenë edhe më intenzive e të shoqërohen edhe me breshër. Ditën e diel, reshje mund të priten vetëm përreth viseve malore, e të hënën mot më stabil dhe kryesisht me diell.

13.05 – Nxehtë e kryesisht me diell.
14.05 – Më shumë vransira e ngrohtë. Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.
15.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
16.05 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, e maksimalet të premten rriten në 29C e 30C, e në fundjavë zbresin në 25C e 23C.
Era frynë e lehtë nga jugperëndimi 2-5m/s, e të shtunën nga veriu e verilindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike me një tendencë të rënies së lehtë përreth vlerave normale.

Shpërndaje në: