Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Java e parë e tetorit fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare, ka raportuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sasitë e reshjeve për muajin shtator ishin rekorde dhe shumë të mirëseardhura për gjitha sferat e jetës. Shtrirja e tyre si zakonisht nuk ishte uniforme. Në muajin që lamë pas, më shumë reshje u regjistruan në rrafshin e Kosovës, se sa në rrafshin e Dukagjinit edhe pse sipas statistikave në Dukagjin gjithmonë kemi më shumë reshje.

Kushtet agrometeorologjike gjithashtu janë shumë të mira, sepse kishim reshje të mjaftueshme dhe kjo situatë agrometeorologjike ju mundëson bujqve që më lehtë t’i mbjellin tokat e tyre me kulturën e grurit, sepse afati i mbjelljes mund të filloj kah mesi i javës së ardhshme e për të vazhduar deri në fund të tetorit.

Shpërndaje në: