Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

Parashikimi i motit për nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, por nuk priten reshje gjithëpërfshirëse.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira. Pasdite dhe gjatë natës pjesën veriore të vendit deri në qendër pritet të përfshijë mot me shtrëngata lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Mot mjaft jo-stabil nesër pritet në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore pritet mot i nxehtë dhe kryesisht me diell. Pasdite mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu edhe në disa vise të Maqedonisë.

Për fundjavë na pret mot mjaft jo-stabil. Priten alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Herë pas here priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive shiu dhe breshër./Meteoballkan

Shpërndaje në: