Parashikimi i motit për pesë ditë

Parashikimi i motit për pesë ditë

Java e parë e verës do të fillojë me kushte të qëndrueshme meteorologjike. Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut e që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e martë ku vranësirat  do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë, prandaj preferohet që mos të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i veriut dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Stina e verës astronomike fillon ditën e martë, më 21 qershor në orën 11:13.

Shpërndaje në: