Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë teksa ato minimale do të zbresin në -4 gradë.

“Të dielën do të mbaj mot kryesisht me diell. Në fushat termike parashihen rritje, kryesisht në vlerat e maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten në vlerat e lehta negative. Maksimalet parashihen të arrijnë deri 10 gradë, kurse minimalet zbresin deri -4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: