Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot do të jetë më ngrohtë se sa dje. Kështu thotë Prishtina Weather, derisa tregon se të dielën në Kosovë do të ketë mot stabil, ndërsa reshjet pritet të kthehen javën e ardhshme.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C.  Maksimalet më afër vlerave mesatare dhe luhaten ndërmjet 20C e 22C.”

Njoftimi i plotë i Prishtina Weather:

Mot stabil në fundjavë me më shumë diell.  Javën e ardhshme sërish rikthehen reshjet e shiut.

23.09.2022 – Mot stabil parashihet të mbajë ditëve të fundjavës, me më shumë diell ditën e shtunë dhe rritje të temperaturave.

Ndërkaq ditët e fundit të muajit shtator rikthejnë të reshurat e shiut ditën e hënë, e sidomos ditën e martë, megjithëse temperaturat mbesin më afër vlerave mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa në disa stacione mund të ketë rritje të çastit të koncentrimeve të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare.

24.09 – Kryesisht me diell, pas mëngjesit të ftohtë.  Pasdite më vonë vransira kalimtare, pa mundësi për reshje.

25.09 – Vransira dhe intervale me diell, më ngrohtë.

26.09 – Kryesisht me vransira. Pasdite me reshje shiu.

27.09 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu.

28.09 – Vransira dhe intervale me diell, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C.  Maksimalet më afër vlerave mesatare dhe luhaten ndërmjet 20C e 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë në fundjavë, e më pas me tendencë të rënies së thellë nën vlera mesatare..

Shpërndaje në: