Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite pritet të ketë shtim lokal të vranësirave të cilat pritet edhe të zhvillohen dhe të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në mbrëmje në territorin e Kosovës ka shanse për rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në veri të Malit të Zi dhe rrallë disa vise në Maqedoninë Veriore mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të martën pritet mot më i freskët me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë riga lokale shiu dhe mundësi edhe për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri mbetet ende pak më nxehtë, me rrebeshe të izoluara kryesisht në viset kontinentale.

Nga e mërkura na pret mot më i ndryshueshëm. Priten intervale kohore me diell, vranësira dhe riga lokale shiu të cilat më të theksuara pritet të jenë të enjtën./Meteoballkan

Shpërndaje në: