Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat rrallë në disa rajone mund të kushtëzojnë ndonjë reshje të dobët, afatshkurtër atmosferike.

Në Shqipëri priten intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat mund të kushtëzojnë riga kalimtare, lokale shiu. Në viset malore fjolla kalimtare bore.

Mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të pakta nesër pritet në Mal të Zi, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Reshje atmosferike nuk priten, përpos veriut të Malit të Zi ku mund të ketë fjolla sporadike bore.

Të martën dhe të mërkurën më ftohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Të martën në disa vise të Kosovës dhe Luginës priten fjolla sporadike bore, ndërsa në viset tjera pa gjasa për ndonjë reshje.

Të mërkurën pas një mëngjesi të ftohta, gjatë ditës pritet mot kryesisht stabil dhe me diell. Të enjtën më ngrohtë, ndërsa të premtën reshje bore fillimisht në Kosovës, pastaj lokalisht edhe në vise tjera./MeteoBallkan

Shpërndaje në: