Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë veror. Pasdite priten vranësira lokale, por mbetet kryesisht thatë, ndërsa temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë veror. Pasdite në disa vise priten zhvillime të izoluara me ndonjë rrebesh krejtësisht të izoluar shiu.

Të Martën edhe më ngrohtë gjatë ditës dhe me rreze të shumta diellore. Pasdite vonë ose në mbrëmje në Kosovë priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e mërkura ulje e temperaturave dhe reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan

Shpërndaje në: