Parashikimi i motit për sot, këto janë temperaturat

Parashikimi i motit për sot, këto janë temperaturat

Edhe gjatë javës së fundit të tetorit mbi vendin tonë do të mbizotëroj mot i mirë meteorologjik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata e me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 6 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës parashihen që të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius.

“Java e fundit e tetorit do të vazhdoj me kushte të mira meteorologjike. Do të ketë vranësira dhe intervale relativisht të gjata me diell. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta sidomos në vlerat e temperaturave minimale, deri sa ato maksimalet mbesin pothuaj të ngjashme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton IHK.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit dhe prezencës së elementeve meteorologjike.

Ndërsa edhe kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, sepse nuk parashikohet të ketë brymë, (përjashtuar viset e larta malore) sikur javën e kaluar ku prezenca e saj kishte ndikuar negativisht te disa lloje të kulturave perimore.

Shpërndaje në: