Parashikimi i OKB-së: Bota do t’i ketë 8 miliardë banorë deri në nëntor të këtij viti

Parashikimi i OKB-së: Bota do t’i ketë 8 miliardë banorë deri në nëntor të këtij viti

Popullsia në botë pritet të arrijë në 8 miliardë deri më 15 nëntor të këtij viti, thuhet në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara, shkruan Daily Mail.

Studimi për Ditën e Popullsisë Botërore shpalosi se ritmi i ngadalësimit të mortaliteti nënkupton se popullsia do të arrijë në 8 miliardë në vetëm katër muaj, 8.5 miliardë deri në vitin 2030 dhe 10.4 miliardë deri në vitin 2100.

Rritja e popullsisë po rritej me ritmin më të vogël që nga viti 1950, duke rënë më poshtë se 1% në vitin 2020, treguan matjet e Kombeve të Bashkuara.

Në anën tjetër, India pritet ta kalojë Kinën si shteti me popullsinë më të madhe në botë në vitin 2023, me dy vendet që numërojnë më shumë se 1.4 miliardë këtë vit- por Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shkalla e lartë e fertilitetit do ta sfidonte rritjen ekonomike. /Periskopi/

Shpërndaje në: