Parim Olluri: Pas pak, bashkë me avokatin, jemi të obliguar të paraqitemi në Polici

Periskopi.com Lajme

Drejtori i gazetës “Insajderi”, Parim Olluri, ka reaguar pas sqarimit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës se nuk do të hetohen gazetarët e mediat, por zyrtarët që dyshohet se kanë zbuluar “fshehtësinë zyrtare”.

Olluri ka thënë se nuk e di sa është i saktë një njoftim i tillë meqë ai vet është intervistuar nga njësiti i Krimeve të Rënda të Policisë, të cilit kishin shkuar sot herët në redaksi.

Drejtori i Insajderit ka thënë se pas pak bashkë me avokatin do të paraqiten në stacion policor për t’u intervistuar.

Njoftimi i plotë:

Nuk e di sa eshte i sakte njoftimi i Prokurise qe thote se “mediat nuk do te hetohen”.

Ne mengjes Krimet e Renda te Policise zbarkuan ne Insajderi. Fillova intervistimin aty.

Kerkuan qe intervistimi te vazhdoj ne stacion policor.

Pas pak, bashke me avokatin e Insajderit jemi te obliguar qe te paraqitemi per intervistim ne stacion policor.

Shpërndaje në: