Parma merr lajmin më të mirë të mundshëm para fillimit të sezonit të ri

Parma merr lajmin më të mirë të mundshëm para fillimit të sezonit të ri

Skuadra e sapo-promovuar, Parma do ta fillojë sezonin e ri me pikë të njejta sikur pjesa tjetër e skuadrave pasi 5 pikët ”minus” janë rikthyer duke u zëvendësuar me gjobë.

Sanksioni në fjalë ishte vendosur në korrik nga Federata e Futbollit të Italisë pasi që ata konkluduan se sulmuesi i Parmas, Emanuele Calaio dërgoi mesazh ”të dyshimtë” te lojtarët e Spezias sezonin e kaluar.

Calaio, i cili ka laujtur më herët te Spezia – ishte parë se ka komunikuar me ish-bashkëlojtarët e tij, Filippo De Col dhe Claudio Terzi para ndeshjes së Serie B ndërmjet dy skuadrave në fund të sezonit të kaluar.

Në dokumentin e rastit te FIGC, thuhet se Calaio tentoi që të ”ndihmohej” paksa nga lojtarët e Spezias. Kështu, Parma e fitoi ndeshjen, 2-0 dhe u promovua për herë të tretë radhazi.

Parma apeloi për këtë dënim dhe FIGC të enjten njoftoi se ata e kanë zbutur dënimin në shumë parash prej 20 mijë euro.

Calaio, i cili ishte pezulluar nga futbolli për dy vite, i është zbutur dënimi në pesë muaj dhe do të paguajë gjobë prej 30 mijë eurosh.

 

Shpërndaje në: